26 qershor 2015 – Arrestohet në flagrancë një 55-vjeçar në Durrës, i cili u kap me automatik dhe fishekë pa leje në shtëpi.
Në prangat e specialistëve për Krimet në Durrës ra Rexhep Selmani, 55 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
-një armë zjarri automatik,
-3 krehëra,
-90 fishekë që i mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e amrëve luftarake dhe e municionit”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/