DURRËS, 15 nëntor 2013 – Një italian ka bërë kërdinë në gjuetinë e shpendëve, duke vrarë mbi 500 zogj, por kapet pa hipur në traget. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 14 nëntor 2013, në orën 18:20, gjatë kontrolleve që policia kufitare veçoi për kontroll në terminalin e trageteve të portit të Durrësit, edhe një Fiat Punto, drejtuar dhe në pronësi të një shtetasi italian, i cili priste të imbarkohej në tragetin Adria Ferris të linjës Durrës-Ancona. Habia ishte se në brendësi të dy valixheve u gjetën 300 lauresha dhe 210 shapka, të ngordhura, që italiani synonte t’i transportonte drejt Italisë. Pas konstatimit të këtij rasti, u lajmëruan menjëherë autoritetet përkatëse të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Durrës për veprime të mëtejshme lidhur me rastin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





