Durrës, 13 qershor 2014 – Një 39 vjeçar është ndaluar mbrëmë të largohej drejt Italisë me një nga tragetet e linjës Durrës – Bari, sepse rezultonte shtetas në kërkim.
39 vjeçari, Astrit Gjana, nuk ishte shpallur në kërkim, pasi mbi të rëndonte ndonjë akuzë, por sepse, 6 muaj më parë, babai i tij kishte denoncuar në Komisariatin nr.1 të Policisë në Tiranë largimin nga shtëpia të djalit.
Nuk dihet rrethanat që e kanë shtyrë 39 vjeçarin të largohej nga shtëpia e prindërve dhe të mos kthehej aty për 6 muaj me rradhë.
Udhëtimi i tij drejt Italisë nuk u bë i mundur dhe tashmë janë efektivët e Tiranës që e kanë marrë në dorëzim 39 vjeçarin Gjana.
Fakti që shtetasi në fjalë nuk është minoren i jep të drejtë të jetojë ku të dojë, me ose pa miratimin e prindërve…
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





