DURRËS, 29 tetor 2013 – Kishte vjedhur në bashkëpunim me bashkëfshatarë nga Golemi i Kavajës një BMW, të tjerët prangosen, por një 31-vjeçar u shpëton uniformave blu të Durrësit, ndërkohë që e kapin kolegët pogradecarë në Qafë-Thanë. Drejtoria e policisë së shtetit në qarkun e Durrësit njofton se të dielën më 27 tetor 2013, ora 19.00, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorisë për F. A., 31 vjeç, banues ne Golem Kavajë. Ndaj tij zhvillohen hetime për vjedhje me armë në bashkëpunim. F. A. më 29 gusht 2013, në lagjen nr. 9 Durrës, në bashkëpunim me R. T., nën kërcënimin e armëve, i kanë vjedhur automjetin e markës BMW me targa AA924CT shtetasit A.C. 31-vjeçari arriti të fshihej dhe u shpall në kërkim më 30 gusht 2013. Kapja e tij u bë e mundur nga shërbimet e pikës së kalimit kufitar Qafë-Thanë, Pogradec.
Info
Më 29 gusht 2013, ora 21.00, u arrestuan në flagrancë R. T., 35 vjeç, banues në Golem Kavajë, emigrant në Itali dhe M. Xh., 33 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Këta të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe me shtetasin F. A., 31 vjeç, banues në Golem, më 29 gusht 2013, rreth orës 13.00, në lagjen nr. 11 Durrës, i kanë vjedhur me armë shtetasit A. Ç., 20 vjeç, banues ne Golem, automjetin e tij të markës BMW me targa AA924CT. Seksioni kundër vjedhjeve me armë dhe dhunë u vu në ndjekje të autorëve të ngjarjes. Kështu, dy kavajasit nga Golemi u prangosën, brenda pak orësh, në lagjen nr. 5 Durrës. Madje, emigrantit R. T. iu gjend në trup një pistoletë e markës GLOG, 9 mm, me 15 copë fishekë në krehër, e përdorur nga autorët gjatë ngjarjes. Kurse BMW-ja u gjet e fshehur në lagjen Nr. 1 Durrës, pranë ish-Kirurgjisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





