Një 54-vjeçar në Durrës i shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit ka përfunduar në prangat e policisë.
Nga burimet zyrtare mësohet se është arrestuar shtetasi F.K., banues në Durrës, i cili ishte dënuar nga gjykata me burg.
“Specialistët e krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin F. K., 54 vjeç banues në Durrës. Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Mashtrimi”, për veprime të mëtejshme.





