DURRËS, 13 janar 2015 – Edhe femrat me pistoleta të vogla praktike, që janë aq në modë në Kanada.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njoftoi se të hënën, më 12 janar 2015, blutë e Durrësit, filluan procedim penal në gjendje të lirë për 35-vjeçaren L. B., banuese në qytetin bregdetar. Organet e rendit thanë se, në orën 13.00 të së hënës, kësaj femre iu gjet e iu bllokua një pistoletë “Eccol tuna”, markë popullore turke, që 35-vjeçarja e mbante pa leje në banesë. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/