Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë një shtetas të Kosovës, i cili u kap me pasaportë të falsifikuar.

M.Neziraj, 50 vjeç, u ndalua mbrëmë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës. Atij iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, një pasaportë e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.