DURRËS, 22 shkurt 2014 – Një femër guxon të padisë tutorin e saj të tregut të “mishit të bardhë”, që, përveçse e rrihte dhe e përdhunonte, e çonte nëpër bordello ilegale në Kosovë dhe Durrës. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 22 shkurt 2014, ora 03.00, u ndalua Markus K., 19 vjeç, banues në Durrës. Ndaj tij më 21 shkurt 2014 ka bërë kallëzim një femër me inicialet P. K., e cila shpjegoi se është shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në Durrës dhe Kosovë për rreth dy vjet e gjysmë nga 19-vjeçari, i cili e ka dhunuar sistematikisht.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





