DURRËS, 24 dhjetor 2013 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se u kap në flagrancë, mesditën e së martës, 24 dhjetor 2013, duke tregtuar në lagjen nr. 17 të qytetit, Federik R., 24 vjeç, nga Durrësi, shpërndarës drogash të forta. Në trup iu gjetën 50 doza heroine, secila me përmbajtje 0,5 gram, të përgatitura për shitje (në foto, mirësjellje e antidrogës), kurse në banesë u gjetën edhe 10 doza kanabis. Heroina përbën një nga substancat më të rrezikshme narkotike, që shkakton vartësi të fortë psikologjike dhe fizike dhe dëmet që shkakton, vështirë se riparohen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





