DURRËS, 26 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë e qarkut të Durrësit njofton se të mërkurën, më 25 shkurt 2015, ora 10.00, u bë ndalimi i 27-vjeçarit Robert Kolaveri, banues në Sukth. Burimi zyrtar thotë se prokuroria e Durrësit ka nxjerrë urdhër ndalimi ndaj Kolaverit, i cili, më datë 9 shkurt 2015, në Sukth, ka vjedhur dyqanin e mishit në pronësi të 26-vjeçarit K. Sh., banues në Xhafzotaj. U shpall në kërkim me policor më 25 shkurt 2015. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/