DURRËS, 4 shkurt 2015 –  Sherr videosh, studenti i vë gjobë 100-mijë lekësh një femre, po studente, por kapet nga blutë.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 3 shkurt 2015, u finalizua operacioni policor “Studenti”. Organet e rendit thanë se u kap dhe u arrestua 21-vjeçari Gerildo Beqiraj, lindur e banues në Shijak, student në vitin e dytë dega financë në universitetin publik “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD).

Pas një sherri or motive të dobëta (për punë videosh, saktësoi një burim tjetër zyrtar), Beqiraj u orvat t’i merrte 100 mijë lekë studentes 20-vjeçare A. K.. Ai e kishte kanosur të renë. Forcat e zbatimit të ligjit sekuestruan e paratë, që ishin vënë si gjobë. Materialet iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së krimeve të rënda në Tiranë për veprën penale të shtrëngimit për dhënie pasurie.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/