DURRËS, 23 dhjetor 2013 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë bën të ditur se më 22 dhjetor 2013, ora 22.30, u arrestua Alfons V, 24 vjeç, banues në Malësi e Madhe Shkodër. Rreth orës 18.40, në terminalin e trageteve të portit të Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në Benz-in me targa AA 248 HZ, u gjetën dhe sekuestruan 30 pako me peshë të përgjithshme 15 kg e 855.5 gramë kanabis, fshehur ne serbatorin e benzinës. Automjeti do të imbarkohej në tragetin “Michela” të linjës Durrës-Ancona. Nga puna hetimore rezultoi se një tjetër autor dyshohet të jetë përfshirë në këtë veprimtari. Prandaj Alfred M., 26 vjeç, me banim në Velipojë Shkodër, u shpall në kërkim.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





