DURRES, 26 maj 2013– Kapet një trajler me lëndë narkotike në Portin e Durrësit.

Burime nga policia e qyteti bregdetar bëjnë të ditur se në trajlerin me targa DR 2497 F si dhe GZ FD 101,  që po tentonte të nisej drejt Italisë u zbuluan rreth 49,7  kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Mësohet se droga e ndarë në 45 pako paralelopipeidale,  ishte fshehur në kaldajat e trajlerit i cili ishte i ngarkuar me pllaka guri.

Policia pasi ka ndaluar fillimish drejtuesin e mjetit, ndërsa  ka nisur punën për zbardhjen e trafikut të paligjshëm si dhe identifikimin e persona të tjerë të implikuar.

Si rezultat i hetimet, policia arrestoi 30 vjeçarin Erion Alushi, banor i lagjes numër 13 Plazh,  pronar i një firme në Durrës.

Burime policore saktësojnë se shtetasit në fjalë dyshohet të jetë pjesë e një rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike, duke ia kaluar çështjen prokurorisë së krimeve të Rënda.

Në një kohë që nga ana e plicisë ka nisur puna për zbardhjen e burimit dhe destinacionin përfunditar të lëndës narkotike, e cila paraprakisht dyshohet të kishte si synim tregun e brendshëm të Italisë. 

Pak ditë më parë në portin e Durrësit u godit një tjetër rast trafikimi i lëndës narkotike, ku u sekuestruan 8 kilogramë heroinë, gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia kufitare në një automjet. Ardian  Rrustemi, 43 vjec, banues ne fshatin Shtoi i Ri Shkoder, u arrestua në flagrancë nga policia në cilësinë e transportuesit.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/