DURRËS, 25 tetor 2013 – Fatkeqësi rrugore në mesnatë në rrethina të Durrësit, ku përplasen tri foristrada të shtrenjta, me mundësi përsëritjeje të aksidentit në Shkodër, teksa janë lënduar tre të rinj. Drejtoria e policisë së shetit për qarkun e Durrësit njofton se më 25 tetor 2013, rreth orës 00.40, në segmentin rrugor Sukth-Durrës, te mbikalimi i Fllakës, janë përfshirë në aksident tre automjete: një Benz foristradë me targa AA 073 AE; një Porche foristradë me targa TR 8621 P dhe një Renault, targat e së cilës nuk identifikohen për shkak të shkallës së lartë të dëmtimit nga djegia. Lidhur me këtë aksident, në spitalin rajonal të Durrësit kanë mbërritur të dëmtuar shtetasit Ariol Halili, 22 vjeç, banues në Durrës; Ilir Buqeza, 21 vjeç, banues në Shën Vlash Durrës; Gëzim Gashi, 25 vjeç, banues në Durrës, gjendja e së cilëve sipas konfirmimit nga mjekët paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





