Policia e Durrësit ka proceduar penalisht disa shtetas, të përfshirë në konflikte fizike në zona të ndryshme të qytetit.

Në lagjet nr. 17 dhe 18, shtetasit E. Ll., 32 vjeç, dhe S. Q., 20 vjeç, u përfshinë në një sherr me N. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 8. Pas ndërhyrjes së policisë, ndaj tyre u nis procedimi penal, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, një tjetër rast është regjistruar në zonën e Plazhit, ku dy 47-vjeçarë, A. P. dhe V. Z., banues në lagjen nr. 13, u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin. Edhe ndaj tyre policia nisi procedim penal.