Durrës, 19 gusht 2014 – Katër të rinj të cilët kishin shkuar për t'u larë në plazhin e Gjirit të Lalzit kanë rrezikuar jetën.
Në orët e pasdites së djeshme shërbimet e Policisë Kufitare i kanë dhënë ndihmë katër të rinjve, pushues nga Tirana, të cilët rrezikonin mbytjen në det.
Dy prej të rinjve u dërguan në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Durrësit dhe gjatë transportimit 20 vjeçari F.Basha, ka gjetur vdekjen.
Mësohet se të rinjtë, po lundronin me një varkë, ku si pasojë e dallgëve të larta mjeti lundrues është përmbysur.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





