DURRES, 21 qeshor 2013 – Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në lagjen numër 1 Durrës.

Si pasojë e avarie në ashensori në një pallat nentë katësh, një fëmijë rreth moshës 3 vjeç ka humbur jetën, ndërsa një tjetër i po kësaj moshe është plagosur, dhe ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Siria Begici, viktimë e këtij aksidenti, sipas policisë  sëbashku me kushëririn e saj dhe nënën e njërit prej fëmijëve, kanë qenë duke u ngjitur në katin e dytë dhe pikërisht në momentin që dera e ashensorit është hapur ka pësuar një avari.

Për pasojë fëmija tre vjeç nuk ka mundur të dalë në kohë,cka ka bërë që të bllokohet mes betonit dhe derës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Familjarë të fëmijës por edhe fqinjë i kanë dhënë ndihmën e parë fëmijës së mbijetuar, duke e dërguar për në spitalin e Durrësit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur efektiva të policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Nga hetimet e para ngjarja qe ndodhi në katin e dytë të një pallati nëntëkatësh konsiderohet si aksidentale, ndërsa fëmija i plagosur pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e Durrësit është dërguar drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar në spitalin ushtarak. 

Nga ana e policisë deri më tani nuk është ndaluar asnjë person, që ka lidhje me ndërtimin e objektit apo administratorin e pallatit. 

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/