Durrës, 24 qershor 2014 – Një 38 vjeçar nga Durrësi dhe një 65 vjeçar nga Tirana kanë denoncuar në policinë e qytetit bregdetar faktin se ndihen të kërcënuar.
Po ndërsa durrsaku A.L. e ka denoncuar me emër dhe mbiemër fierakun 27 vjeçar që e kërcënon dhe e bezdis vazhdimisht në telefon, i moshuari nga Tirana, por që aktualisht po jeton në Durrës nuk ka një emër për personin që ai pretendon se e shqetëson në telefon.
Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për fierakun E.D., ndërkohë që po punon për të identifikuar personin që ‘persekuton’ në telefon taranasin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





