Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në lagjen nr.6 Durrës.
Shtetasi në fjalë dyshohet se ka kanosur me fjalë punonjësin e një lokali dhe është larguar prej aty me automjetin e tij, të cilin e drejtonte në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





