Një pikë karburanti është grabitur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, rreth orës 03:20.

Dy persona të paidentifikuar, me kapuçin e xhupit të vendosur në kokë dhe nën kërcënimin e një shkopi bejsbolli  kanë arritur t' i marin me dhunë rojes së një karburanti shumën 2 000 lekë të reja, që i kishte me vete.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë, të cilët  po punojnë për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.