Bashkia e Durrësit ka shpallur konkursin për dy vende të lira pune në Policinë Bashkiake.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, bashkia bën të ditur edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të jenë të interesuar për këto dy vende pune.
Kriteret janë:
– Të ketë arsim të mesëm ose të lartë
– Të jetë në moshë 19 – 27 vjeç
– Të këtë të paktën 3 vjet eksperience pune
– Të ketë aftësi të punës në grup, aftësi gjykuese dhe të kontrolloj situata të krijuara të paparashikuara.
– Të ketë aftësi të mira fizike dhe gjatësi trupore 1.75 cm
– Të ketë njohuri mbi programet bazë të kompjuterit.
– Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 25 mars në Drejtorine e Burimeve Njerëzore në bashkinë Durrë këto dokumenta :
1. Kërkesën për aplikim
2. Curriculium Vitae
3. Fotokopje të Dëftesës të noterizuar ose të diplomës
4. Fotokopje të librezës punës
5. Dëshmi kualifikimi për kompjuterin
6. Vlerësim pune nga punëdhënësi i mëparshëm
7. Fotokopje e kartës së idenditetit.
8. Dëshmi e gjendjes gjyqësore.
Pas verifikimit paraprak, bashkia njofton se më datë 31.03.2022 do të shpallet lista e aplikantëve që plotësojnë kushtet për testim.