DURRËS, 9 mars 2015 –Drejtoria e policisë së qarkut bën të ditur se të dielën, më 8 mars 2015, filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e 49-vjeçarit Arben Elezi, banues në fshatin Gjepalaj të komunës me të njëjtin emër. Forcat e zbatimit të ligjit njoftojnë se rreth orës 19.00, në fshatin e vet, për motive të dobëta, Elezi ka plagosur lehtë me mjet prerës në këmbë shtetasin B. S. 45 vjeç, banues në Durrës. Fatmirësisht ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën. Por për B. S.-në ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, pasi u kap duke drejtuar një “Golf” me targa AA879 KT në gjendje të dehur.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





