DURRËS, 1 shtator 2014 –  Durrësi dhe zonat ku kalon ujësjellësi mund të kenë vështirësi më 2 dhe 5 shtator 2014 në furnizimin e popullatës për shkak të stakimit të korrentit në pompat gjatë punimeve të remontit nga KESH-i.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se do të kryejë punime remonti në rrethin e Krujës, ku preket edhe furnizimi me energji elektrike i ujësjellësit të Durrësit (shih faksimilen) më 2 dhe 5 shtator 2014.

Burime zyrtare nga drejtoria e përgjithshme ekzekutive e Ujësjellës-Kanalizime Durrës (UKD) sha, i thanë “Dyrrah”-ut se nuk do ketë shqetësime për popullatën e qytetit bregdetar dhe zonave të tjerë ku kalojnë tubacionet.

Gjithsesi, po këto burime zyrtare të UKD-së thanë se nuk kanë njoftim zyrtar nga OSHEE-ja, e cila pohon në faqen e vet on-line se, për shkak të punimeve të remontit nënstacionin Fushë-Krujë, do të stakohet energjia elektrike për pompat e Ujësjellësit Durrës.

Ja teksti i njoftimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike:

Në datën 2 shtator

Nga ora 09:00 deri në 15:00 do të kryhen punime remonti në nënstacionin Fushë-Krujë.

Për pasojë do të stakohet energjia elektrike për abonentët: Bashkia Fushë- Krujë,; Burgu Fushë- Krujë; Komuna Nikël me fshatrat Larushk, Tapizë, Shelqet, Gretë, Zezë, Rethinat Rinas; Komuna Borizan me fshatrat Borizan, Thumanë, Derven, Gramëz, Halil, Zall, Makaresh, pompat e Ujësjellësit Durrës; subjektet private: Gurore, Fabrika e Tullave dhe Serat.

Në datën 3 shtator

Nga ora 09:00 deri ne 15:00 do të kryhen punime remonti në nënstacionin Fushe-Krujë.

Për pasojeë do të stakohet energjia elektrike për Komunën Luz me fshatrat Luz, Bilaj, Mergjin, Hasan; Komuna Budull, me fshatrat Ura e Gjolës, Budull, Bubq, Dari, Subjekti “Ital – Koli'' dhe Fabrika e Çimentos.

Në datën 5 shtator

Nga ora 09:00 deri në 15:00 do të kryhen punime remonti në nënstacionin Fushë-Krujë.

Për pasoje do të stakohet energjia elektrike për abonentët: Bashkia Krujë, Malësia Krujë, Bashkia Fushë-Krujë, Burgu Fushë-Krujë; Komuna Nikël, Borizan, Luz, Budull, pompat e Ujësjellësit Durrës; subjektet private: Gurore, Fabrika e Tullave, Serat, Subjekti “Ital-Koli”.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/