Në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit bashkiak, që do të mbahet në sallën e qëndrës kulturore Aleksandër Moisiu” (duke zbatuar protokollin e sigurisë së institucionit, për masat e marra kundër covid – 19, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), ditën e enjte, data 30.07.2020, ora 09:30, do bëhen shtesa , si më poshtë. Në rendin e ditës shtohet edhe pika e katërt, që ka lidhje me familjet e dëmtuara rëndë nga tërmeti dhe do të përfitojnë shtëpi të re nga Programi i Rindërtimit.

PIKA 4

PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I RINDËRTIMIT NË NJËSITË ADMINISTRATIVE NR. 1, 2, 4, 5, 6, SUKTH, KATUND I RI, ISHËM DHE MANËZ, BASHKIA DURRËS