Durrës. Kështu 32 gra bënë sterilizim trans-vagjinal me kuldotomi
• Ishin në moshën e aktivitetit seksual, me më shumë se dy aborte vullnetare dhe kishin plotësuar numrin e dëshiruar të fëmijëve
• Koha mesatare e ndërhyrjes për kuldotominë 4.6 minuta dhe për tubektominë 13,9 minuta; sasia mesatare e gjakut të humbur 65 ml; kohëqëndrimi mesatar në spital një ditë; riaftësimi i plotë për aktivitetin jetësor normal 6 ditë
• Tubektomia duhet të përhapet në Shqipëri si teknikë e thjeshtë e planifikimit familjar, me kosto / efektivitet që përligj përdorimin e saj, nuk kërkon pajisje specifike, por kualifikim profesional kirurgjikal
DURRËS, 9 nëntor 2014 – Sterilizimi trans-vagjinal është një teknikë e re në Shqipëri, e zbatuar për herë të parë në maternitetin e Durrësit në vitin 2007, thotë mjeku i njohur Arben Haxhihyseni.
Një studim prospektiv nga viti 2007-2013, i realizuar nga 4 mjekë (Arben Haxhihyseni si dhe Danielë Haxhihyseni, Migenë Prifti të spitalit rajonal Durrës, deputeti Vangjel Tavo i materniteti “Geraldina” Tiranë) në maternitetin e Durrësit, përfshinte 32 gra në moshën e aktivitetit seksual, që në anamnezën e tyre kishin më shumë se dy aborte vullnetare dhe kishin plotësuar numrin e dëshiruar të fëmijëve.
Të gjitha rastet plotësuan konsensusin paraprak së bashku me burrat e tyre.
Ata u sqaruan me hollësi për teknikën operatore, përparësitë dhe pakthyeshmërinë e tubektomisë.
Studimi synon zbatimin e një teknike operatore të re në Shqipëri, si dhe realizueshmërinë, sigurinë dhe përparësitë e kësaj teknike.
Të 32 rastet me sterilizim trans-vagjinal kuldotomik u përzgjodhën duke përjashtuar aderencat pelvike nëpërmjet anamnezës, vizitës vagjinale, ekzaminimit ekografik.
Koha mesatare e ndërhyrjes për kuldotominë ishte 4.6 minuta dhe për tubektominë 13,9 minuta.
Sasia mesatare e gjakut të humbur ishte 65 ml.
Kohëqëndrimi mesatar në spital ishte një ditë.
Riaftësimi i plotë për aktivitetin jetësor normal ishte 6 ditë.
Nuk u konstatuan komplikacione të afërta dhe të largëta.
Sipas mjekëve, tubektomia trans-vagjinale është një teknikë operatore e sigurt, e saktë dhe ka përparësi ndaj cistektomisë laparotomike dhe laparoskopike.
Tubektomia trans-vagjinale duhet të përhapet në Shqipëri si teknikë e thjeshtë e planifikimit familjar, me kosto / efektivitet që përligj përdorimin e saj, si teknikë që nuk kërkon pajisje specifike, por kërkon kualifikim profesional kirurgjikal.
/përg. sipas abstraktit në MEDICUS th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Georgina Rodriguez komenton unazën 3 milionë dollarë të propozimit për martesë: Më e pakta…
A është intimiteti më i rëndësishëm se komunikimi? Ja çfarë tregojnë studimet për lidhjet afatgjata
‘Unë nuk i shoh filmat e mi’, Leonardo DiCaprio: Se kam parë kurrë ‘Titanikun’
Zbulohet vepra më e madhe nënujore në Francë, gjendjet muri 7 mijë vjeçar





