Më shumë se 2 muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit, 3 këshilltarë të rinj morën mandatin gjatë mbledhjes së radhës së KB Durrës, që u mbajt në mesditë.
3 këshilltarët e rinj janë Arbër Elmadhi që zëvendëson ish-këshilltarin Jurgen Dashi, Luljeta Metani zëvendon Valbona Begiçin dhe Ticjana Verori zëvendëson Nazmi Bodllin.
2 ish-këshilltarëve bashkiakë nga radhët e Partisë Socialiste iu ndërpre mandati në muajin nëntor të vitit të kaluar për shkak se prej më shumë se 6 muajsh nuk ndiqnin mbledhjet e Këshillit Bashkiak, ndërsa Nazmi Bodlli dha dorëheqjen për arsye personale.
2 këshilltarët e rinj, Arbër Elmazi dhe Luljeta Metani kanë dalë nga lista e këshilltarëve të PS, ndërsa Ticjana Verori i përket listës së këshilltarëve të partisë Demokracia Sociale.





