"20.497 udhëtarë me 4580 autovetura janë nisur nga porti, duke shfrytëzuar tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona gjatë javës së parë të këtij viti",- bëhet e ditur nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës.

Pjesa më e madhe e tyre ktheheshin pas pushimeve të fundvitit në familjet e tyre drejt vendeve te Evropës Perëndimore, ku jetojnë e punojnë prej vitesh.

Në periudhën 1-7 janar të këtij viti, 3.798 udhëtarë të tjerë me 660 autovetura kanë mbërritur në Durrës nga Bari dhe Ankona, duke lundruar me tragetet e linjave.

Tragetet kanë transportuar gjithashtu edhe 568 kamionë dhe trajlerë me mallra të ndryshme.