DURRËS, 14 shkurt 2015 –  Kompania kineze “Haiteng” e provincës Zhejiang planifikon të investojë 1.5 miliard euro për të ndërtuar parkun industrial në Durrës. Kjo shifër është bërë publike, të martën, më 10 shkurt 2015, nga Ye Hao, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë në pritjen që dha me rastin e mbarimit të mandatit të misionit të tij në Republikën e Shqipërisë (shih fotot e Agim Dobit). Në pritje ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të medieve.

Mes të tjerave krye-diplomati kinez në Tiranë Ye Hao, duke bërë një përmbledhje të punës dhe marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës, tha:

“Nga muaji janar deri në muajin e nëntorit të vitit 2014, volumi i tregtisë midis Kinës dhe Shqipërisë ishte 423 milion dollarë, Kina është partneri tregtar i tretë për Shqipërinë. Sipas të dhënave statistikore të paplota, nga viti 2012 deri më sot, rreth 100 delegacione dhe më shumë se 1 000 biznesmenë kinezë kanë vizituar Shqipërinë. U themeluan Shoqata e Biznesit Kino-Shqiptare dhe Shoqata e Biznesit Shqiptaro-Kineze, disa projekte të mëdha kanë hyrë në fazën e zbatimit. Për shembull, kompania “China Copper” ka investuar 6.76 milion dollarë për të blerë 50 për qind të aksioneve të minierave të bakrit të kompanisë turke “Nesko Metal” në Shqipëri. Kompania e Minierave dhe Galerive të Wenzhougut ka ndërtuar galerinë nr. 9 në minierën e kromit të Bulqizës. Kompania “Wuxi Chengxiong” ka investuar 10 milionw dollarë për t'i ofruar palës shqiptare pajisjet për eksplorimin e naftës. Dhe një kompani fason kineze po ndërton fabrikën e këpucëve në Shqipëri. Disa projekte të tjera po promovohen në mënyrë të qëndrueshme. Për shembull, kompania “China Construction” do të investojë 324 milionë euro për të ndërtuar Rrugën e Arbrit, duke parashikuar që ndërtimi të fillojë në prill. Është hera e parë që Banka e Eksport-Imporit të Kinës ka dhënë kredi të butë pa garanci sovrane për një projekt. Kompania kineze “Sinohydro” nënshkroi me bashkinë e Beratit kontratën tregtare për ndërtimin e by-passit të qytetit dhe rehabilitimin e lumit Osum. Kompania “China Energy Fund” ka vendosur zyrën përfaqësuese në Shqipëri dhe është duke diskutuar me palën shqiptare mbi bashkëpunimin për kompaninë e siguracionit dhe ndërtimin e hotelit me 5 yje. Kompania “Gezhouba” dhe “China Energy Hope” po diskutojnë për pjesëmarrjen në ndërtimin e një hidrocentrali dhe projektin e rikonstruksionit të rrjetit elektrik. Kompania “Jierui” e Provincës Shandong po vlerëson për investime në fushën e investojë 3.6 miliardë euro për të ndërtuar fshat turistik bregdetar. Kompania “Haiteng” e provincës Zhejiang planifikon të investojë 1.5 miliard euro për të ndërtuar parkun industrial në Durrës. Këto projektet të reja jo vetëm do të plotësojnë boshllëqet e bashkëpunimeve në projekte të mëdha midis Kinës dhe Shqipërisë, por edhe do të tërheqin më shumë kompani kineze që të investojnë në Shqipëri”.

/përg. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/