Kishin dalë për peshkim, por një grup peshkatarësh nga Durrësi janë përballur me një të papritur të madhe. Rreth 10 milje larg bregut të detit, në rrjetën e tyre ka rënë një peshkaqen i bardhë.
Sipas dëshmitarëve, specia e rrezikshme, e kapur rreth mesditës së sotme, peshonte të paktën 60 kilogram.
Një nga peshkatarët shprehet për “JOQ.al” se:
“Ky është një peshkaqeni 60 kile i kapur nga peshkatarët e marinës në bregdetin Adriatik . Peshkaqeni u kap rreth 10 milje larg bregut të Durrësit”.





