Fotot që po publikon DurrësLajm janë marrë nga profilet në Facebook me emrin Elona Gjoka, që ka hapur Enertila Beqja, 27-vjeçarja që i mori përmes mashtrimit 60 milion lekë 30-vjeçarit Barush Ahmeti.
Në fotot e publikuara nga Enertila duket një vajzë e re bjonde, shumë simpatike, foto me të cilat ajo arriti t’i merrte mendjen drejtorit të postës në Manzë.
Ashtu siç i thoshte edhe në telefon, ajo ruante në Facebook profilin e një vajze bjonde shumë të bukur dhe elegante.





