Pas thirrjeve të lëshuara nga hierarkët e lartë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për kthimin e pronave të shtetëzuara nga regjimi komunist, edhe besimtarët dhe kleri orthodhoks në Durrës ka dalë sot me një deklaratë të veçantë për mediat, duke kërkuar t'i kthehen pronat e sekuestrurara.

At Spiro Kostoli, nga Katedralja e Aplostull Pavlit dhe Shën Astit, në Durrës, sëbashku me një numër të madh besimtarësh, ka dalë para mediave duke kërkuar nga qeveria që t’i kthehë ose t’i kompensojë Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të gjitha pronat që mbahen peng edhe pas 25 vitesh demokraci.

Kleri dhe besimtarët pranë Katedrales së Aplostull Pavlit dhe Shën Astit në Durrës sollën në vëmendje të oponionit publik përdhosjen e disa kishave në mënyrë të përsëritur, si në Labovë, Voskopojë, Elbasan, Berat, Gjirokastër etj.