Durrës, 2 shtator 2014 – Finalizohet nga antitrafiku i Policisë së Durrësit goditja e një rrjeti të shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.
7 persona përfundojnë në pranga, shpallet në kërkim një i tetë dhe procedohen në gjendje të lirë 5 persona.
Ky është rezultati i operacionit policor të koduar me emrin “Klienti”.
Pas një hetimi dy mujor mbi këtë Prokuroria e Rrethit Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për 7 shtetas të akuzuar për “Shfrytëzim të prostitucionit” dhe “Ushtrim të prostitucionit”.
Në prangat e policisë kanë përfunduar shtetasit:
1-Dorjan Cakrri, 21 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës.
2-Armando Tahiri., 17 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës.
3-Adenis Selimi, 24 vjeç, banues në lagjen Nr.8 Durrës.
4-Sonila Ymeri, 31 vjeçe, banuese në Durrës.
5-Malvina Skurra, 17 vjeçe, banuese në Durrës.
6-Luljeta Peza., 22 vjeçe, banuese në rrethin Durrës.
7-Veljan Mazniku, 21 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës.
Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ngritur një rrjet të shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit në dy pika në qytetin e Durrësit e konkretisht “Ura e Dajlanit” dhe Stacioni i Trenit.
Klientela e synuar ishte ajo e pushuesve që frekuentojnë qytetin përgjatë sezonit turistik veror.
Ndërkohë nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Mateo Dulaj, 17 vjec, banues në lagjen Nr.13 Plazh.
Në kuadër të këtij hetimi filloi edhe procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:
1-Dh.Xh., 43 vjeçe, banuese në Durrës për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Ndërsa për veprën penale të “Dhënies së shpërblimit për përfitim të prostitucionit” po ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:
1. R.S., 47 vjeç, banues ne Maqedoni.
2. Ç.C., 23 vjeç, banues ne Durres.
3. A.N., 17 vjeç, banues ne Durres.
4. J.M., 14 vjeç, banues në Zvicer.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





