DURRËS, 29 tetor 2014 – Vetëm dy artikuj masivë kanë zënë 21,3 për qind të importeve nëpërmjet portit të Durrësit në periudhën janar-tetor 2014.

Sipas statistikave zyrtare të drejtorisë së përgjithshme të ndërmarrjes shtetërore  Autoriteti Portual Durrës, gjatë 9-mujorit 2014 është kryer një vëllim gjithsej prej 1 563 621 tonë mallrash nga importi me një rritje prej 119 646 tonë në të njëjtën periudhë të vitit 2013.

Bie në sy se vetëm dy artikuj masivë, sikurse janë koksi rinfuso dhe gruri, zënë  pole position në totalin e mallrave të sjella nga jashtë me transportin detar.

Kështu deri më 30 shtator 2014 në port janë shkarkuar 168 021 tonë koks ose 18 295 tonë më tepër se vjet për të njëjtën periudhë.

Po ashtu dhe gruri ka shënuar përafërsisht të njëjtën shifër: 166 480 tonë me një tejkalim prej 7 014 tonë në krahasim me 9-mujorin 2013. 

Këta dy artikuj arrijnë së bashku një vëllim prej 334 501 tonë, që përbëjnë 21 për qind të totalit të importeve.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/