· Dy shijakas të majtë, një ish-kandidat në zgjedhjet e qershorit 2013 dhe tjetri ish-kryebashkiak, sigurojnë nga zjarri qytetin nr. 2 të Shqipërisë
DURRËS, 5 maj 2014 – Dy shijakas komandojnë zjarrfikësit në Durrës, por që janë edhe figura të njohura politike të së majtës në nivel vendor.
Sekretari i përgjithshëm i institucionit të Prefektit të qarkut Shyqyri Ballgjini konfirmoi për “Dyrrah”-un se si komandant i shërbimit të Mbrojtjes Kundër Zjarrit për Durrësin është emëruar z. Adrian Kokomani (në foto), i lindur në Shijak më 5.4.1967.
Është diplomuar në Akademinë e Rendit Publik në vitin 1999 dhe ka kryer shkollën 2- vjeçare të Policisë së Shtetit.
Ka punuar si oficer policie me detyra të ndryshme në qarkun e Korçës si dhe oficer kontrollor në pikën e kontrollit të kalimit kufitar, Durrës.
Ka qenë administrator i shoqërive “D&A” shpk dhe “Kokomani Beton”.
Në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 Kokomani ka qenë kandidat i PS-së me numër 10.
Po ashtu një tjetër figurë e njohur politik e së majtës, z. Igli Çela, ish-kryetar i bashkisë Shijak, është emëruar komandant i shërbimit zjarrfikës të portit të Durrësit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





