Rreth një javë pas pranimit të dorëheqjes së kreut të Urbanistikës në bashkinë e Durrësit është komanduar drejtuesja e re. Ajo është Edlira Mema, vartëse e ish-drejtorit Adhurim Qehajaj, dhe punon prej vitesh në drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Kontrollit të Territorit, në bashkinë e Durrësit.

Qehajaj dha dorëheqjen pasi e mbajti këtë post për 10 vite me rradhë, nga prilli i vitit 2009.

Qehajaj ishte drejtori i dytë i administratës së ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, që dha dorëheqjen, pas asaj të Drita Zenelit, drejtoreshës së Burimeve Njerëzore.

Ndërkohë, bashkia e Durrësit ka shpallur në faqen zyrtare konkursin për vendin bosh të Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit te Zhvillimit te Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Punëve Publike, në Bashkinë Durrës.

Në njoftim thuhet se afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit për kandidatët që konkurojnë për Lëvizje Paralele është data 31 tetor, ndërsa për Ngritje në Detyrë është data 15 nëntor.

Në linkun e mëposhtëm, të gjithë të interesuarit për të konkuruar për këtë post gjejnë të gjithë informacionin e plotë lidhur me dokumentacionin e nevojshëm:

https://drive.google.com/file/d/15l9kIM_pHlgt_zFnLizxbsf0db6AuylX/view