DURRËS, 30 janar 2014 – Në Prokurorinë e Durrësit nuk kanë filluar të hetohen 331 kallëzime, këtë fakt e bën të ditur një studim i Komitetit Shqiptar të Helsinkit lidhur me vendimet e dhëna nga Prokuroritë Tiranë e Durrës. Në raportin e prezantuar thuhet: “Krimet kundër jetës janë raste të mosfillimit të çështjeve. Kallëzime të shumta në prokurori janë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, policia dhe Instituti i Sigurimeve Shëndetësore. Policia e Tiranë ka vendime për mosfillimin e çështjeve, edhe në Durrës policia ka pushuar shumë çështje. Institucionet shtetërore janë ata që ankimojnë më pak vendimet e prokurorisë për mosfillim hetimi, dhe pse institucionet shtetërore kallëzojnë më shumë çështje në prokurori”, thuhet në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/