Nexum AL shpk është një shoqëri partnere me Nexumstp Spa me qendër në Romë, e cila ofron shërbime administrative dhe kontabiliteti për klientët italianë, me një gamë të gjerë shërbimesh, që arrijnë të menaxhojnë çdo proces në mënyrë tepër profesionale. Ajo është e pranishme në 39 qytete me më shumë se 50 vende dhe më shumë se 500 punonjës.

NEXUM AL shpk me seli në Durrës, aktualisht ka një staf prej 13 punonjësish dhe për arsye të zgjerimit të aktivitetit është në kërkim të personave të gatshëm për t’u përfshirë në një realitet inovativ si i yni.

Nëse mendoni se jeni personi i duhur për t’u përballur me këtë sfidë, atëherë bëni hapin tuaj të ardhshëm tani kërkoni mundësi për punë dhe na dërgoni CV tuaj.

Jemi në kërkim të punonjësve që dëshirojnë të përballen me një mjedis dinamik dhe vazhdimisht në zhvillim, i cili vendos cilësinë e shërbimit në radhë të parë dhe që ka synim rritjen profesionale të punonjësve të saj.

Në Nexum AL ne u besojme punonjësve tanë, investojmë në trajnime të vazhdueshme dhe mundësi të mëdha.

Kriteret e pranimit

Studime në fushën e ekonomisë me njohuri shumë të mira në fushën e kontabilitetit.

Preferohen të kenë përfunduar studimet bachelor dhe/ose studente të vitit të 3-të e studentë të masterit.

Njohje e mirë e paketës Microsoft Office.

Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane.

Motivim dhe ambicie për të mësuar.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV në: [email protected] ose ëw kontaktojnë në numrin: 069 56 83 231