Kompania e sigurimeve SiCRED sh.a. kërkon të punësojë për degën e Durrësit dy ekonomistë në pozicionet: koordinator rajonal dhe specialist/e i marrjes në sigurim dhe shitjeve.
Më poshtë gjeni kriteret që duhet të plotësojë kandidatët e interesuar për dy vendet e lira të punës:
1.“Koordinator/e Rajonal Durrës”, pranë Degës Durrës të Shoqërisë SiCRED sh.a..
Shoqëria SiCRED sh.a., operon në fushën e Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e për pozicionin “Koordinator/e Rajonal Durrës”.
- Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e fakultetit të ekonomisë;
- Aftësi shumë të mira komunikimi, menaxhuese dhe vendimmarrëse;
- Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe aftësi për të përballuar ngarkesën në punë;
- Person me iniciativë, krijues dhe ambicioz;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Ëord dhe Excel);
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Eksperiencat e mëparshme në shitje, marketing, komunikim përbëjnë avantazh;
- Aftësi për të prezantuar, demonstruar dhe promovuar produktet e sigurimit që kompania ofron;
- Aftësi të kuptojë dhe të komunikojë për çdo detaj në lidhje me kërkesat e klientëve.
- Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Të menaxhojë dhe realizojë të gjithë procesin e shitjes së produkteve vullnetare të sigurimit tek klientët, për hapësirën gjeografike që mbulon Rajoni (Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Librazhd, Gramsh);
- Të bashkëpunojë me departamentet përkatëse të kompanisë për hartimin e ofertave të personalizuara për klientët bazuar në kërkesat e tyre;
- Të angazhohet maksimalisht për realizimin e planit të Rajonit, sidomos për produktet vullnetare të sigurimit si Jetë dhe Shëndet në Udhëtim, Jetë dhe Aksidente në Grup, etj;
- Të mbajë kontakte të rregullta me klientët, të rinj dhe ekzistues;
- Të asistojë në kërkimet e tregut për të përcaktuar nevojat e tregut dhe mundësitë për zhvillim të produkteve/shërbimeve specifike të kompanisë;
- Të monitorojë afatet e pagesave të klientëve debitorë.
- Dokumentacioni që duhet të depozitohet:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
- Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi.
- Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 17 korrik 2022, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
- Me postë, në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë
- Me email: [email protected], [email protected]
- Online: www.sicred.com.al (Karriera)
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
2.“Specialist/e i Marrjes në Sigurim dhe Shitjeve”, pranë Degës Durrës të Shoqërisë SiCRED sh.a..
Shoqëria SiCRED sh.a., operon në fushën e Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi.
SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një ekonomist/e për pozicionin “Specialist/e i Marrjes në Sigurim dhe Shitjeve”.
- Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e fakultetit të ekonomisë;
- Të ketë njohuri për të promovuar dhe shitur produkte;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, komunikimi dhe shprehëse;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike (Ëord dhe Excel);
- Të jetë i përkushtuar dhe i aftë të përballojë ngarkesën në punë;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Informacion mbi përshkrimin e punës:
- Kryerja e marrjes në sigurim për kontratat e reja dhe rinovimi i kontratave ekzistuese;
- Promovimin, finalizimin dhe administrimin e kontratave të sigurimit për produktet e shoqërisë;
- Menaxhimi i kontratave me klientët dhe bashkëpunëtorët ekzistues;
- Përgatitja dhe përditësimi i databasave;
- Asistimi i Kordinatorit Rajonal sipas nëvojës së punës;
- Etj.