17 korrik 2015 – Pronarët e vjetër të qytetit bregdetar do të jenë gjithashtu të prekur nga formula e re e qeverisë.

Por pavarësisht se çmimi minimal i trojeve në Durrës është rreth 31 mijë lekë, kompensimi i pronarëve, toka e të cilëve në momentin e sekuestrimit ka qenë bujqësore, livadh ose pyll, do të bëhet në bazë të kësaj kategorie. Si referencë do të merret toka më e afërt e kësaj kategorie. Kështu në Durrës çmimi më i lartë është në zonën e Shënavlashit, Arapaj dhe Bisht Kamëz, njofton “shqiptarja.com”. Në këtë mënyrë, pronarët që janë më afër me këto zona, për tokën e tyre do t’u vlerësohet toka me 356 lekë metri katror. Ndërkohë që pronarët të cilët kanë pasur tokën në zonën e njohur si Rinia, do t’u vlerësohet sipërfaqja me çmimin 356 lekë metri katror, që është e përcaktuar dhe në metodikë, ashtu si dhe për lagjen N. B. Frutore.

Pavarësisht se është në vijën e verdhë njihet në metodikë dhe si tokë bujqësore, pyll e livadh. Me çmimin 277 lekë metri katror për tokën bujqësore, 55 lekë për livadhin dhe 100 lekë metri katror për pyll. Çmime këto të përcaktuara në metodikën e posaçme të miratuar nga qeveria në vitin 2014.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/