DURRËS, 16 gusht 2013 – Dhjetëra pushues si dhe të rinj e të reja nga qyteti i Durrësit ndoqën mbrëmjen e 13 gushtit 2013 koncertin me muzikë britanike, që u organizua në shëtitoren “Taulantia” nga Këshilli Britanik në vendin tonë. Ishin të pranishëm e ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Nicholas Cannon OBE (“Officer of the Most Excellent Order of the British Empire” – urdhër kalorësiak për merita të mëdha civile që jepet nga Madhëria e Saj) dhe kryetari i bashkisë, Vangjush Dako. Shkuesit duartrokitën përformancën e grupit pop noir “The Good Natured”, të Sarah McIntosh, si dhe të “Gaoler’s Daughter” – grupi nga Londra, që brenda një viti ka pasur ndkim të madh në skenën e muzikës indie. Sipas organizatorëve, ky është një aktivitet i përvitshëm i Këshillit Britanik ku çdo verë të rinjtë shqiptar njihen me prurjet më të reja muzikore moderne të Britanisë. Mbrëmjen e së hënës grupet muzikore britanike ishin mysafirë në Vlorë.
/g. k. red. th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





