DURRES – Në sallën Klubi i Artit dhe Kulturës SIGAL të shtunën me dt.29/12/20012 u zhvillua koncerti recital i kitaristëve të rinj të talentuar nën udhëheqjen e profesorit të tyre Altin Tila. Ky program artistik u realizua me rastin e festave të fundvitit. “Rumba Flamenca” e luajtuar në kitarë nga Rigert Jubi ishte pjesa e parë që hapi këtë koncert.

Më pas Deni Hoxha luajti në kitarë “Këngën ruse dy kitarat”, duke vijuar kështu kitaristi i talentuar Breldi Shaba me “Sildewalk caffe”. U luajtën dhe shumë pjesë të tjera si “Tico-Tico”, “I got a feelin”, “Noturno Gipsy Kings”, “Rumba”, “Ai se tu pego”, “Love story”, “Romance”, “Rumba Gitana” etj. 

Këto pjesë u luajtën në kitarë nga të rinjtë kitaristë Egis Lika, Marin Myshketa, Adi Qela, Kristo Qerama dhe Xhoi Kadriu. Artistët e rinj shpalosën teknikën dhe pasionin e tyre nën ritmet e meloditë e ngrohta flamenco e latine. Këta artistë të rinj u shoqëruan me kitarë nga pedagogu i tyre AltinTila. 

Ky koncert u shoqërua përmes duartrokitjesh të shumta nga publiku artdashës. Nga vetë risia që kishte ky koncert si formë e re koncertale, ku u evidentuan disa talente të reja vlen për të përmendur që disa nga këta kitaristë të rinj performonin për herë të parë pjesë në kitarë në skenë. Në fund të këtij koncerti u organizua një kokteil, ku të pranishmit përmes urimesh për koncertin uronin njëri-tjetrin për një fillim viti të ri sa më të suksesshëm.