DURRËS, 14 shkurt 2015 –  Kompanitë më të mëdha të botës për lundrime turistike përbri brigjeve të deteve dhe oqeaneve kanë konfirmuar deri tani 13 prekje 10-12 orësh të portit shqiptar të Durrësit (shih tabelën, disa harta dhe linkun: http://www.cruisetimetables.com/cruises-to-durres-albania-2015.htm).

Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës (APD), 16 kroçera me 5692 turistë të huaj gjithsej kanë vizituar portin e Durrësit gjatë vitit 2014, ndërsa pritet që gjatë këtij viti numri i udhëtarëve me anijet e mëdha turistike të jetë më i lartë. Nga të dhënat e deritanishme, thotë APD-ja, vetëm një nga agjencitë e specializuara ka programuar në periudhën maj-tetor të vitit 2015 mbërritjen e 8 kroçerave me gjatësi rreth 180 metra dhe me një numër të përgjithshëm prej mbi 8 mijë turistë.

Bëhet fjalë për kompaninë britanike-amerikane, me seli në Siatëll (Seattle) të SHBA “Holland America Line”. 

Info

Më 16 shtator 2015 kroçera “HAL Prinsendam” fillon turin 26-net/ditë “26-Night Iberian & Aegean Explorer” nga Ijmuideni me ndalesa në portet Lorient, La Rochelle, Bordeaux, Gironde Estuary, Bilbao, Lisbonë, Ngushtica e Gjibraltarit, Malaga, Barcelonë, Toulon, Calvi, Olbia, Civitavecchia, Napoli, Durrës, Igoumenitsa, Itea, Katakolon, Kushadasi, Patmos, Pire.

Por një tur gjigant 85-ditor “85-Night Mediterranean Grandeur & Iberian Adventure Collector” ka kroçera “HAL Rotterdam”, që nis më 26 shtator 2015 nga Roterdami me ndalesa në portet Southampton, A Coruna, Leixoes, Lisbonë, Huelva, Cruising Strait Of Gibraltar, Malaga, Ajaccio, Livorno, Monte Carlo, Barcelonë, Palma de Mallorca, Calvi, Civitavecchia, Napoli, Catania, Korfuz, Kotor, Venecie, Dubrovnik, Durrës, Argostoli, Katakolon, Iraklion, Thira, Mytilene, Stamboll, Ngushtica e Dardaneleve, Mykonos, Pire, Kushadasi, Marmaris, Haifa, Ashdod, Port Said, Aleksandria, Rhodes, Messina, Cartagena, Cadiz, Funchal, Las Palmas, Santa Cruz, Casablanca.

Për turet e tjera shih linkun: http://www.cruisecompete.com/vacations/visits/durres/1.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”. Kontribuoi g. k./