DURRËS, 3 gusht 2013 – Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në fshatin Rrushkull të qytetit të Durrësit janë plagosur me armë zjarri at e bir, Gjon Zefi 54-vjeç dhe Renato Zefi 20-vjeç.
Sipas policisë së Durrësit autor i dyshuar për plagosjen e dy personave është vëllai i Gjon Zefit njëkohësisht dhe xhaxhai i Renatos, shtetasi Petraq Zefi rreth 50-vjeç.
Nga të dhënat e para nga ana e policisë e cila ka mbërritur në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, konflikt midis fëmijëve të të dy palëve.
Nga ana e policisë së Durrësit po vijon puna për kapjen e autorit të këtij krimi.
/Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





