Durrës, 11 shtator 2014 – Dy të rinj janë vënë në pranga të akuzuar se kanë ushtruar dhunë dhe kanë plagosur personat me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta.

19 vjeçari nga Durrësi, Marjus Jorgo është arrestuar, pasi ka goditur me grushta në zonën e plazhit vjehrrin e tij, A.I., 39 vjeç. Jorgo akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje” dhe çështja e tij i ka kaluar për ndjekje prokurorisë së rrethit.

Një tjetër i ri është prangosur, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia që në datë 3 shtator. 22 vjeçari Fabjon Sali, nga Durrësi akuzohet se ka plagosur me thikë 18 vjeçarin I.C., ditë më parë. Fatmirësisht plagët e shkaktuara nga arma e ftohtë nuk përbënin rrezik për jetën për adoleshentin 18 vjeçar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/