Ja kush e mori provimin më 11 nëntor: Adrian Gurra, Arben Tanko, Bashkim Shyle, Lindita Mukaj, Orges Mema
DURRËS, 21 nëntor 2013 – Nga 15 kandidatë për t’u bërë drejtor arsimi në qarkun e Durrësit, vetëm 5 do të vazhdojnë konkurrimin (Adrian Gurra, Arben Tanko, Bashkim Shyle, Lindita Mukaj, Orges Mema). Rodhën mbi dy javë dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit ende nuk ka vendosur se kush do të jenë 12 drejtorët e drejtorive arsimore rajonale në qarqe. Pasi ka zhvilluar më 11 nëntor 2013 fazën e dytë të konkurrimit, pas 10 ditësh, më 21 nëntor 2013, u bë publike dhe një listë tjetër e atyre që “kaluan klasën”. Këto vonesa të MAS-it për emërimin e drejtorëve janë bërë shqetësuese për personelin mësimdhënës dhe opinionin publik. “Dyrrah”-u ka botuar dhe një opinion të ish-drejtorit të DAR-it Durrës në vitet 2002-2005 Alqi Kadenasi me titull “Drejtuesit e DAR, një zvarritje e pajustifikuar” (shih:http://durreslajm.com/
21 nëntor 2013 .MAS-i: Ja kaluesit në provim
Ministria e Arsmit dhe Sportit (MAS) njoftoi më 21 nnëtor 2013 se në kuadër të transparencës publike dhe të drejtës për informimin, po publikon emrat e kandidatëve për çdo qark, të cilët kanë arritur të marrin rezultatet më të larta dhe të kalojnë në fazën e fundit të konkurrimit, atë të finaleve publike. Pas vlerësimit që komiteti ad hoc u bëri kandidaturave, bazuar në rezultatin më të mirë për pozicionin e drejtor/e në Drejtoritë Arsimore Rajonale, komiteti i propozoi Ministres së Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla, që në fazën finale, të kalojnë kandidaturat në listën bashkëngjitur. MAS-i thotë se i bën me dije opinionit publik se për arsye të së drejtës së ruajtjes së konfidencialitetit në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale, pikët e kandidatëve do t’u njoftohen vetëm këtyre të fundit me kërkesë të tyre. MAS-i sqaron se në rastin kur kandidatët kanë pasur pikë të barabarta, ata janë përfshirë të gjithë në listën e të kualifikuarve, duke tejkaluar kështu numrin e 5 (pesë) kandidaturave në nivel qarku. Ndërkohë në ditët në vazhdim do të komunikohet dhe grafiku me vendin, datën dhe orën ku do të kryhen finalet publike në të dymbëdhjetë qarqet e republikës.
Lista e kandidatëve për qarkun e Durrësit, të cilët kanë arritur të marrin rezultatet më të larta dhe të kalojnë në fazën e fundit të konkurrimit, atë të finaleve publike:
Kalojnë provimin
Adrian Gurra
Arben Tanko
Bashkim Shyle
Lindita Mukaj
Orges Mema
“Mbesin” në provim:
Burbuqe Meta
Blerina Dervishi
Esmeralda Xheraj
Elvira Dema
Lindita Kiri
Luan Shaba
Rajmonda Aliu
Perparim Shullazi
Teuta Canaj
Tomorr Agalliu
Info
11 NËNTOR 2013. FAZA E DYTË E KONKURRIMIT
Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla ishte e pranishme paraditen e 11 nëntorit 2013 në mjediset e Fakultetit Ekonomik, nga ku njoftoi fillimin e fazës së dytë të konkurrimit për drejtor të drejtorive arsimore rajonale, atë të testimit me shkrim të konkurrentëve. Gjatë fjalës së saj Ministrja Nikolla falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në konkursin për drejtorët e DAR-ve dhe u uroi sukses në të gjitha fazat e konkurrimit.
”Kisha kënaqësinë sot të ndaja me të gjithë konkurrentët nisjen e garës të përzgjedhjes së drejtorëve të arsimit në 12 qarqe të vendit, të cilëve u urova suksese”, – tha Ministrja Nikolla, pasi pa nga afër procesin e konkurrimit dhe i falënderoi konkurrentët për gatishmërinë, me të cilën iu përgjigjën ftesës për të qenë pjesë e kësaj gare. Ministrja Nikolla rikonfirmoi edhe një herë që kjo është një garë e bazuar vetëm në ligj, vlera dhe meritokraci. Znj. Nikolla sqaroi se procesi pas përzgjedhjes së parë do të vijojë me intervistën me gojë ditën e martë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
“I rikonfirmova secilit prej pjesëmarrësve në këtë garë që kam hequr dorë nga të bërit përzgjedhjen vetëm unë si Ministre e Arsimit në zyrën time. Kam vendosur që këtë atribut ta ndaj së bashku me publikun e qarqeve nga kandidatët vijnë, në mënyrë që ata të ftohen në 12 finale publike për të shpalosur idetë e tyre si mendojnë të zhvillojnë arsimin në qarqet përkatëse. Padyshim do të kemi risi dhe vlera të reja që do t’i japin një cilësi të re arsimit në Shqipëri”, deklaroi Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
PYETJET DHE PËRGJIGJET E TESTIMIT PËR POZICIONIN DREJTOR I DREJTORISË ARSIMORE RAJONALE
PYETJA 1: Cilët janë elementet e strukturës funksionale të DAR-it dhe cilët janë elementet e metodologjisë së vlerësimit të brendshëm të këtij institucioni?
PËRGJIGJE PYETJA 1:
PYETJA 1 (10 PIKË)
Struktura:
Sektori i Programeve të Zhvillimit në DAR
Sektori i Kualifikimit dhe i Cilësisë në ZA,
Sektori i TIK-ut
Statistikës në DAR
Elementet themelore të metodologjisë: A. Fushat:
Organizimi
Funksionimi
Planifikimi
Vlerësimi
Komunikimi
B. Treguesit
C. Instrument i vëzhgimit
D. Shkalla e vlerësimit
E. Standardi i vlerësimit
PYETJA 2: Sipas Ligjit nr. 69 datë 2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në R.Sh”, cilët janë burimet e financimit të arsimit parauniversitar publik, me çfarë formule realizohet planifikimi i financimit dhe cilët elemente e kushtëzojnë këtë formulë?
PËRGJIGJE PYETJA 2:
PYETJA 2 (10 PIKË)
Burimet për financimin e arsimit parauniversitar janë:
Buxheti i Shtetit;
Të ardhurat e njësive të qeverisjes vendore;
Dhurimet e sponsorizimet;
Të ardhurat e përftuara nga institucionet arsimore;
Të ardhura të tjera të ligjshme;
Elementet kushtëzues:
Treguesve të veçantë të niveleve arsimore
Kushtet e institucioneve arsimore publike
PYETJA 3: Sipas përcaktimit të Kodit të Procedurave Administrative në RSh, cilët janë elementet e domosdoshme të aktit administrativ?
PËRGJIGJE PYETJA 3:
PYETJA 3 (10 PIKË)
Elementet e domosdoshme të aktit administrativ:
autoritetin që e nxjerr aktin, si dhe çdo delegim të pushteteve që lidhet me nxjerrjen e aktit;
identifikimin e palëve, të cilave iu drejtohet akti;
shpjegimin e fakteve, që janë bërë shkas për nxjerrjen e aktit, kur këto janë të rëndësishme; bazën ligjore të aktit kur kërkohet nga ligji;
shpjegimin e kuptimit të aktit;
datën e hyrjes në fuqi të aktit;
nënshkrimin e punonjësit të organit që nxjerr aktin ose të drejtuesit të organit kolegjial.
PYETJE 4: Si e përcakton Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike” sjelljen e nëpunësit, kur atij i ofrohet nja avantazh i padrejtë?
PËRGJIGJE PYETJA 4:
PYETJA 4 (10 PIKË)
Reagimi:
N.q.s. nëpunësit i ofrohet një avantazh i padrejtë, ai duhet:
ta refuzojë, pa pasur nevojë ta pranoje atë për ta përdorur si provë;
të përpiqet që ta identifikojë personin që i bën ofertën;
të shmangë kontaktet e gjata me personin që bëri ofertën, por dijenia e arsyes për të cilën bëhet oferta, mund të shërbejë si provë;
në qoftë se dhurata nuk mund të refuzohet që t'i kthehet dërguesit, duhet të ruhet, të përdoret sa më pak që të jetë e mundur dhe t'i raportohet menjëherë eprorit direkt;
të ketë dëshmitarë, nëse është e mundur, kolegët që punojnë me të;
të raportojë përpjekjen, sa më shpejt që të jetë e mundur, tek eprori i tij ose te njësia e personelit;
të vazhdojë punën normalisht, sidomos për problemin për të cilin avantazhi i padrejtë është ofruar.
PYETJE 5: Si e përcakton konfliktin e interesit Ligji nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, llojet e tij dhe si parandalohet ky konflikt në institucionet e administratën publike.
PËRGJIGJE PYETJA 5:
PYETJA 5 (10 PIKË)
Përcaktimi:
“Konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të zyrtarit të lartë, kur ai ka interesa private të drejtpërdrejta ose të tërthorta, personale ose pasurore, të cilat ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në ligjshmërinë, transparencën, objektivitetin dhe paanësinë e tij gjatë ushtrimit të funksionit publik”.
Parandalimi:
• Zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë, sa më parë dhe në mënyrën më të frytshme të mundshme, çdo gjendje të konfliktit të tij të interesit. Në rast se zyrtari nuk është i bindur për ekzistencën apo jo të një konflikti interesi të lidhur me të, ai duhet të këshillohet sa më parë me eprorët.
• Çdo epror dhe institucion epror duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe zgjidhur rastet e konfliktit të interesit.
Llojet e konfliktit të interesit:
• konflikt faktik i interesit
• konflikt në dukje i interesit.
• konflikt i mundshëm i interesit
• konflikt rast për rast i interesit
PYETJE 6: Cilat janë detyrat e drejtorit të DAR-it, në kontekstin e Ligjin nr. 69 datë 2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në R.Sh.” dhe të Dispozitave Normative.
PËRGJIGJE PYETJA 6:
PYETJA 6 (10 PIKË)
Detyra:
Titullari i njësisë arsimore mbështet përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit arsimor të institucioneve arsimore në juridiksionin e saj.
Titullari i DAR/ZA-së miraton synimet dhe objektivat e planit afatmesëm dhe atij vjetor të shkollave në juridiksion.
Titullari i DAR/ZA-s miraton përshkrimin e punës së përgjegjësve të sektorëve dhe punonjësve të tyre.
Titullari i DAR/ZA-së takon të paktën një herë në vit shkollor kryetarë të bordeve të institucioneve arsimore, kryetarë të këshillave të prindërve të institucioneve arsimore, kryetarë të qeverive të nxënësve, përfaqësues të OJF-ve, që veprojnë në fushën e arsimit.
Titullari i DAR/ZA-së miraton planin mujor të vëzhgimeve në institucionet arsimore.
PYETJE 7: Cilët janë parimet e përgjithshme të etikës në administratën publike
PËRGJIGJE PYETJA 7:
PYETJA 7 (10 PIKË)
Parime të përgjithshme të etikës në administratën publike:
të kryejë detyrat, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
të veprojë në mënyrë të pavarur nga pikëpamja politike e të mos pengojë zbatimin e politikave, të vendimeve ose veprimeve ligjore të autoriteteve të administratës publike;
në kryerjen e detyrave duhet të jetë i ndershëm, i paanshëm, efikas, duke pasur parasysh vetëm interesin publik;
të jetë i sjellshëm në marrëdhënie me qytetarët që u shërben, dhe me eprorët, kolegët e vartësit e tij;
nuk duhet të veprojë arbitrarisht në dëm të një personi ose organizate dhe duhet të tregojë respektin e duhur, për të drejtat dhe interesat personalë të të tretëve;
të mos lejojë që interesat e tij privatë të bien ndesh me pozitën e tij publike, të shmangë konfliktet e interesave dhe të mos shfrytëzojë asnjëherë pozitën për interesin e tij privat;
të sillet gjithnjë në mënyrë të tillë, që besimi i publikut në ndershmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin e shërbimit publik të ruhet e të rritet;
të ruajë konfidencialitetin e informacionit, që ka në zotërim, por pa cenuar zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”.
/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





