Një 42-vjeçare është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në gjendje të rënduar psikologjike.
Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasja F. Xh., 42 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese. Ajo vijon në jetë në kujdesin e mjekëve.” thotë policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





