Durrës, 29 maj 2014 – Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për 4 persona, të cilët tregtonin në rrugë të ndryshme të qytetit bregdetar, në mënyrë të paligjshme, karburant të llojit naftë.

Sipas policisë, bëhet e ditur se atyre u është sekuestruar një sasi prej 1200 litra karburant i llojit naftë, e cila tregtohej në mënyrë të kundraligjshme dhe pa licensë tek Mbikalimi i Shkozetit.

Burime zyrtare konfirmojnë se po procedohen penalisht A. Dushaj, 37 vjeç, A. Dosku, 24 vjeç, M. Mata, 35 vjeç dhe I. Veshi, 47 vjeç. Të gjithë të shoqëruarit në komisariat janë banues në Durrës.

Ata po procedohen penalisht për “tregtim të mallrave që paguajnë akcizë”, në mënyrë të kundraligjshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/