· Flakët kanë djegur pjesërisht dhe tri banesa me skelet druri në lagjen nr. 7
DURRËS, 5 korrik 2015 – Komisariati i policisë Durrës, njofton se në lagjen nr. 7 Durrës u shkrumbua plotësisht banesa e 34-vjeçares Elisabeta Jollja, bashkë me disa orendi e pajisje elektroshtëpiake. Blutë mendojnë se shkak i rënies së zjarrit është ndonjë masë elektrike në njërën nga banesat, pasi flakët kanë prekur pjesërisht edhe tri banesat të tjera nën të njëjtën çati, me skelet druri, në pronësi të shtetasve I. T., 40 vjeç; H. D., 55 vjeç dhe R. B., 46 vjeçe, ku janë djegur orendi shtëpiake.
Shënim: foto arkivi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





