26 korrik 2015 – Rastet e dhunës në familje janë gjithnjë prezente në vendin tonë, ku dominojnë ato në të cilat gratë janë shpesh viktima të burrave të tyre. Por ka dhe të tilla si ato me lidhje krushqie, ku në Durrës janë shënuar dy të tilla në dy familje të ndryshme.
Në njërën prej tyre krushka ka rrahur krushkun, dhe në një tjetër familje durrsake dhëndri ka rrahur vjehrrin e tij.
Krushka rreh krushkun
Policia lëshon urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme për 54-vjeçarin me iniciale N.B.,banues në Durrës, pasi vjehrra e djalit të tij, pra krushka, 65-vjeçarja A.F. nga Shijaku, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.
Dhëndri rreh vjehrrin
Edhe për një tjetër banues në Durrës, specialistët për Krimet kanë plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ai është 52-vjeçari A.T., i cili është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga dhëndri i tij 46-vjeçar A.X., po nga Durrësi.
Për të dyja çështjet, materialet procedurale i kaluan Gjykatës së Durrësit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/