DURRËS, 23 dhjetor 2013 – Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako u ka shpërndarë, më 23 dhjetor 2013, dhurata me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri fëmijëve të kopshtit “Met Hasa”. Dhuratat, që kanë qenë kryesisht lodra dhe veshmbathje, u janë dhuruar 150 fëmijëve të këtij kopshti të cilët kishin përgatitur edhe një koncert festiv me rastin e festave të fundvitit. Në përgatitjen e këtyre dhuratave ka kontribuar edhe Kisha Ungjillore e Durrësit. Po ashtu Dako u ka shpërndarë
dhurata me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kryebashkiaku Dako ka shpërndarë pako me lodra dhe veshmbathje këtyre fëmijëve në një aktivitet të organizuar nga bashkia dhe Klubi i Shkrimtarëve e Artistëve të Durrësit. Në këtë aktivitet, ku merrnin pjesë edhe persona me aftësi të kufizuar, fëmijët e shkollave “Jan Kukuzeli”, “Marie Kaçulini” dhe Qendrës Kulturore të fëmijëve kanë dhënë një koncert artistik. Më pas kryebashkiaku Dako u ka shpërndarë 60 fëmijëve me aftësi të kufizuara pako, në përgatitjen e të cilave ka ndihmuar Kisha Ungjillore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





